29 Mars 2024

Presidentja Osmani bisedoi me presidentin e Izraelit Isaac Herzog

Prishtinë, 29 korrik - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin e Shtetit të Izraelit, Isaac Herzog.

Ajo e ka uruar presidentin Herzog për pranimin e detyrës dhe shprehu gatishmërinë e Republikës së Kosovës për ta thelluar bashkëpunimin me Izraelin në fushën e politikës, tregtisë, arsimit, energjetikës dhe mbrojtjes.

Nga ana tjetër, presidenti Herzog shprehu falënderimin për krijimin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve dhe ofroi mbështetjen e tij për thellimin e raporteve bilaterale.

Më tej, në këtë bisedë telefonike, Presidentja Osmani potencoi se raporti i Kosovës me Izraelin është i hershëm dhe daton nga periudha e Luftës së Dytë Botërore kur shqiptarët në Kosovë mbrojtën hebrenjtë, ndërsa presidenti Herzog nënvizoi mbështetjen e shtetit të Izraelit për refugjatët shqiptarë nga lufta në Kosovë.

Presidentja Osmani dhe presidenti Herzog u pajtuan për komunikim të mëtejmë dhe në realizimin e vizitave përkatëse në Kosovë dhe Izrael.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)