19 Prill 2024

Presidentja Jahjaga udhëtoi për vizitë zyrtare në Itali

Prishtinë, 31 maj - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga udhëtoi sot për vizitë zyrtare në Republikën e Italisë, me ftesë të Presidentit Giorgio Napolitano.

Gjatë vizitës në Itali, Presidentja Jahjaga do të marrë pjesë në manifestimin qendror të shënimit të 150 vjetorit të Bashkimit kombëtar italian.

Po kështu, Presidentja Jahjaga do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “La Citta Interetnica”, në të cilën ajo do të mbajë një fjalim.

Në konferencë do të flasin edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano, Presidentja e Konfederatës së Zvicrës, znj.Micheline Calmy-Rey e udhëheqës të tjerë të lartë shtetesh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)