25 Prill 2024

Presidentja Jahjaga u takua me zonjën Catherin Eshton

Vilnius, 1 korrik - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, e cila po merr pjesë në konferencën “Gratë përforcojnë demokracinë: praktikat më të mira”, në Vilnius të Lituanisë, pati një varg takimesh me zyrtarë të lartë institucioneve dhe udhëheqës shtetesh.

Presidentja Jahjaga pati një takim shumë miqësor me Përfaqësuesen e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, zonjën Catherin Eshton, me të cilën diskutoi për një varg çështjesh me rëndësi.

Në takimin me zonjën Eshton ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ajo takoi gjithashtu kryetaren e Kuvendit të Letonisë, Salvita Aboltina. Në një bisedë të gjatë dhe miqësore, Presidentja Jahjaga dhe kryetarja Aboltina diskutuan për bashkëpunimin mes të dy vendeve tona dhe për intensifikimin dhe zgjerimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen.

Gjithashtu, Presidentja Jahjaga, në margjinat e konferencës, u takua me presidentin e Mongolisë, Elbegdorj Tsakhia, me të cilin gjithashtu diskutoi për një varg temash me interes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)