20 Prill 2024

Presidentja Jahjaga u takua me Presidentin e Maqedonisë, Ivanov

Varshavë, 28  maj - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u takua sot me Presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorgji Ivanov.

Të dy bashkëbiseduesit theksuan bashkëpunimin shumë të mirë mes të dy vendeve, bashkëpunim ky i shtrirë në të gjitha fushat dhe që po vjen zgjerim të vazhdueshëm.

Presidentja Jahjaga shtroi nevojën e intensifikimit të këtij bashkëpunimi ndërshtetëror në të gjitha fushat, si dhe bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen në iniciativat rajonale.

Presidentja Jahjaga dhe Presidenti Ivanov konfirmuan qëndrimin për ecjen e pandalshme të rajonit drejt integrimeve evropiane, si dhe qëndrimin për paprekshmërinë e kufijve aktualë të shteteve të Ballkanit.

Ata gjithashtu diskutuan për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, që është mjaft i intensifikuar, si dhe shtruan nevojën e investimeve dhe bashkëpunimit në projekte të përbashkëta, sidomos në energjetikë

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)