26 Prill 2024

Presidentja Jahjaga priti shefin e EULEX-it, Xavier de Marnhac

Prishtinë, 15 prill - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim shefin e EULEX-it, Xavier de Marnhac në zyrën e saj në Prishtinë.

Presidentja Jahjaga vlerësoi në takim punën e EULEX-it dhe shprehu gatishmërinë e saj dhe të institucioneve të vendit për të bashkëpunuar me misionin e EULEX-it.

Nga ana e tij, de Marnhac e uroi Presidenten Jahjaga për zgjedhjen në krye të vendit, duke i dëshiruar sukses në kryerjen e detyrave të saj.

Ai gjithashtu e njoftoi Presidenten Jahjaga me punën e  EULEX-it, duke theksuar angazhimin e misionit që të punojë me institucionet e Kosovës për ta përmirësuar më tej sundimin e ligjit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)