26 Prill 2024

Presidentit i Turqisë, Abdullah Gyl uroi Presidentin Pacolli

Prishtinë, 25 shkurt - Presidenti i Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl i dërgoi një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, me rastin e zgjedhjes së tij në detyrën e re.

Në mesazh thuhet:

"I nderuar President. Në emër të popullit turk dhe në emrin tim personal, Ekselencën e Juaj e përgëzoj përzemërsisht për zgjedhjen në postin e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Kam bindjen se bashkëpunimi ynë, i cili krahas vëllazërisë dhe miqësisë historike mes vendeve tona, është i rëndësishëm edhe për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, me angazhimet tuaja të çmueshme do të zhvillohet edhe më tutje.

Turqia do të vazhdojë ta mbështesë orientimin euroatlantik të Kosovës, si dhe pavarësinë e saj dhe integritetin territorial, që është më se i nevojshëm për stabilitetin dhe paqen në rajon.

Në kuadër të përpjekjeve tuaja për t’ia lënë gjeneratave të ardhshme një Kosovë shumetnike, shumëkulturore, demokratike, të fuqishme dhe të prosperuar, dhe e cila bazohet në mbizotërimin e ligjit, populli turk do të vazhdojë të jetë pranë popullit të Kosovës. 

Me këtë rast, i përsëris urimet më të mira për shëndetin dhe lumturinë personale të Shkëlqesisë suaj dhe për prosperitetin dhe mirëqenien e popullit mik dhe vëlla të Kosovës”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)