19 Prill 2024

Presidenti Sejdiu përshëndet procesin zgjedhor në Partesh

Prishtinë, 21 qershor - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu çmon lart procesin zgjedhor të organizuar në Komunën e re të Parteshit, organizuar të dielën.

Duke e vlerësuar pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve në procesin zgjedhor për pushtetin lokal në këtë komunë të banuar me pjesëtarë të komunitetit serb, Presidenti Sejdiu tha se kjo është një provë e mirë që tregon se qytetarët e këtij komuniteti po i kthehen realitetit dhe perspektivës së përbashkët në Kosovë.

“Organizimi i zgjedhjeve për pushtetin lokal në Komunën e Parteshit, pas organizimit të suksesshëm të zgjedhjeve në komunën e Graçanicës, Kllokotit dhe Ranillugut, dëshmon përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për zbatimin e plotë të detyrimeve që dalin nga Pakoja e Presidentit Ahtisari”, theksoi Presidenti Sejdiu.

Gjithashtu, ai pohoi se ky proces, edhe një herë, dëshmoi se institucionet dhe qytetarët e republikës së Kosovës janë thellësisht të përkushtuar për një të ardhme më të mirë për të gjithë, pa marrë parasysh përkatësinë etnike e fetare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)