28 Mars 2024

Presidenti Sejdiu mori letër urimi nga Nicolas Sarkozy

Prishtinë, 29 korrik - Presidenti i Republikës së Francës, z. Nicolas Sarkozy i ka shkruar një letër Presidentit Fatmir Sejdiu, nëpërmjet së cilës e ka uruar për vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, si dhe ka ripërsëritur zotimin e Francës për ta mbështetur edhe më tej vendin tonë.

Më poshtë po e japim në tërësi tekstin e kësaj letre:

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka hequr tërë paqartësinë sa i përket ligjshmërisë së deklaratës së pavarësisë së Kosovës dhe i ka arsyetuar shtetet, si Francën, edhe Kosovën, të cilat mendonin se kjo deklaratë është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. I gëzohem këtij vendimi që i kontribuon stabilitetit të rajonit dhe i bën më të fuqishme përpjekjet tuaja, që prej më shumë se dy vjetësh, për konsolidimin e shtetit tuaj të ri.

Mendimi i Gjykatës, për këtë jam i bindur, do të duhej t’i bindë shtetet që ngurrojnë ta njohin Kosovën. Franca, me partnerët e saj, në ditët në vijim, do të ndërmarrë hapa të rinj në këtë aspekt duke u mbështetur në argumentet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Ky mendim do ta bëjë, po ashtu, edhe më të fuqishëm vullnetin e 22 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që e kanë njohur Kosovën, që BE-ja t’i ofrojë asaj procesin e njëjtë për bashkim, i cili tanimë u është ofruar fqinjëve të saj. Përë këtë, ju mund të llogarsni në Francën për të vepruar në mënyrë tërësisht aktive, ashtu siç ajo është e angazhuar për t’i afruar pikëpamjet e ndryshme të shteteve anëtare.

Është e rëndësishme që Kosova të mos qëndrojë këtu dhe të punojë edhe më shumë, e fortë nga shtimi i legjitimitetit që i jep mendimi i Gjykatës, për të përmirësuar situatën e komunitetit serb që jeton në territor.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Zonja Ashton, ju propozon, në emër të 27 shteteve anëtare unanime, që të merrni pjesë në dialog duke e pasur pikërisht këtë qëllim. Kosova duhet ta shfrytëzoj këtë rast dhe të angazhohet me mirëbesim në këtë çështje që do të kontribuojë për tejkalimin e shumë vështirësive konkrete, të cilat i vënë në kundërshti ende shtetin tuaj dhe Serbinë.

Duke shpresuar që së shpejt do të kem rastin personalisht t’i evokoj me ju këto çështje, Ju lus të pranoni, Zotëri President, besimin e konsideratës së lartë.

Nicolaz Sarkozy 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)