28 Mars 2024

Presidenti Sejdiu kërkon njohjen nga shtetet e Karaibeve

New York, 8 shtator - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dhe Ministri i Jashtëm, Skender Hyseni kanë takuar në New York edhe përfaqësuesit e shteteve të Karaibeve, nga të cilat kanë kërkuar që ta njohin sa më parë pavarësinë e Republikës së Kosovës, si dhe ta kundërshtojnë prerazi projektrezolutën që Serbia ka paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, nëse ajo hidhet në diskutim.

“Pavarësia e Kosovës është dëshmuar si faktor përcaktues i paqes dhe i stabilitetit në rajon, duke i bërë të dështojnë të gjitha prognozat e këqija të atyre që e kundërshtonin pavarësinë e vendit tonë”, tha Presidenti Sejdiu, i cili ka ripërsëritur faktin se Republika e Kosovës tashmë është njohur nga 70 vende anekënd botës dhe se mendimi i GJND-së ka hequr të gjitha dilemat që ndokush mund të ketë pasur sa i përket ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Në këtë takim, Presidenti ka thënë po ashtu se, Serbia vetë ka kërkuar mendim nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ndërsa tash paraqet një projektrezolutë që bie tërësisht në kundërshtim me mendimin e kësaj Gjykatës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)