28 Mars 2024

Presidenti Sejdiu bëri homazhe te varri i Presidentit Rugova

Prishtinë, 17 shkurt - President i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, në dyvjetorin e pavarësisë së vendit, bëri homazhe te varri i arkitektit, ideologut të pavarësisë, Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.

Presidenti Sejdiu tha se Ibrahim Rugova udhëhoqi procese të mëdha dhe me këtë edhe u dëshmua si një ndër personalitet më të fuqishme të botës shqiptare.

“Unë erdha në këtë ditë të shënuar sot, të piqem apo të takohem si gjithmonë me Presidentin Rugova, njeriun që asnjëherë nuk do të jetë jashtë vëmendjes dhe kujtesës së gjallë të qytetarëve të Kosovës, për punën e jashtëzakonshme që ka bërë deri në shkrirje për liri dhe pavarësi të vendit”, theksoi Presidenti Sejdiu.

Ibrahim Rugova është nga personalitetet më të fuqishme që pati bota shqiptare në fundshekullin e kaluar, që udhëhoqi proceset e mëdha për lirinë dhe gjithmonë e them në binomin e përbashkët me Adem Jasharin, paraqesin simbolikën më të fortë të luftës dhe rezistencës së përgjithshme të Kosovës për liri dhe pavarësi, vijoi tha Presidenti Sejdiu.

Mesazhet dhe amanetet e tyre duhet t’i kemi gjithmonë në mend t’i kemi parasysh, që shteti i Kosovës të jetë një shtet demokratik dhe i integruar instancat më të larta ndërkombëtare, në miqësi të përhershme më miqtë ndërkombëtar.

“Sot jemi në këtë ditë gëzimi për të kujtuar veprën e tyre, për të pasur në mend gjithmonë mesazhet dhe amanetet e tyre të pashkëputshme nga idealet që kemi për të ndërtuar Kosovën, si një shtet demokratik dhe të dashur për të gjithë qytetarët e saj.

Një shtet që do të lëviz shpejt në realizimin e vizionit të vet për të qenë i integruar në Bashkimin Evropian dhe në NATO, për të pasur miqësinë e pashkëputshme dhe të përhershme me të gjithë vendet që na kanë ndihmuar dhe na janë gjetur në orët më të vështira që i kemi pasur, me Shtet e Bashkuara të Amerikës, me vendet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian dhe me vendet tjera të botës demokratike”, tha Presidenti Sejdiu.

President i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, më tej tha se në ne mbetet borxh që të nxisim zhvillimin ekonomik të vendit, të sigurojmë mirëqenie të qytetarëve, të jemi shumë të përgjegjshëm në punët tona.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)