18 Prill 2024

Presidenti Sarkozy dhe Mbreti Gustaf uruan Presidentin Sejdiu

Prishtinë, 11 shkurt - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, me rastin e përvjetorit të dytë të pavarësisë së Kosovës, ka marrë mesazhe urimi nga Presidenti i Republikës së Francës, Nicola Sarkozy, dhe Mbreti i Suedisë Carl Gustaf.


Në mesazhin e Presidentit Sarkozy thuhet:

Zotëri President,

Me rastin e festës kombëtare të vendit tuaj dhe ditëlindjes së dytë të pavarësisë së tij, ju prezantoj, në emrin tim dhe në emër të popullit francez, urimet e mia më të ngrohta.

Gëzohem shumë për përparimet e konsiderueshme të realizuara prej Kosovës gjatë vitit që shkoi, si në skenën ndërkombëtare ashtu edhe në planin e brendshëm. Vendi juaj e ka përforcuar integrimin e tij në bashkësinë ndërkombëtare. Numri i rritur i njohjeve të marra dhe aderimi në shumë institucione financiare prestigjioze e nënvizon karakterin e pakthyeshëm të pavarësisë së tij.

Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me të gjithë fqinjët tuaj, përveç Serbisë, ju mundëson të luani një rol regjional më të madh. Përparime substanciale janë realizuar gjithashtu nën udhëheqjen tuaj për t’u dhënë një hapësirë të gjitha komuniteteve në demokracinë e re dhe dinamike kosovare. Zgjedhjet e fundit lokale e kanë dëshmuar këtë me elokuencë.

Kam tërë besimin në ju, Zotëri President, në vazhdimin e bartjes së mesazhit të hapjes dhe të dialogut të domosdoshëm në konsolidimin e paqes në regjionin tuaj dhe në forcimin e lidhjeve ndërmjet komuniteteve të vendit tuaj.

E di gjithashtu se mund të llogaris në aksionin tuaj të vendosur përball sfidave ekonomike dhe sociale me të cilat Kosova, siç edhe tërë Evropa, është e ballafaquar.

Franca do të vazhdojë të veprojë në mënyrë që tërë Ballkani Perëndimor, duke përfshirë Kosovën, t’i bashkohet Unionit Evropian sa më shpejt të jetë e mundur. Ju mund të llogarisni në përkrahjen tonë të plotë.

Ju lus të pranoni, Zotëri President, shprehjen e konsideratës time më të lartë.

Nicolas Sarkozy

President i Republikës së Francës



Ndërsa në telegramin e Mbretit të Suedisë Carl Gustaf thuhet:

Shkëlqesisë së tij  Dr. Fatmir Sejdiu,

President i Republikës së Kosovës

Me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Kosovës, dua t’i përcjell Shkëlqesisë suaj, urimet e mia të sinqerta dhe urimet më të mira për prosperitetin e popullit të Kosovës.

Carl Gustaf,

Mbret i Suedisë 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)