19 Prill 2024

Presidenti Pacolli vazhdon vizitën në Shqipëri

Tiranë, 22 mars - Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli po vazhdon vizitën e tij dyditore në Tiranë.
 
Ai sot do të takohet me kryetarin e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi dhe me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ndërsa do të jetë i pranishëm në Universitetin Evropian të Tiranës ku do t’i dorëzohet çmimi “Honoris Causa”.

Gjithashtu Pacolli do të vendosë edhe kurorë me lule për nder të të rënëve në Monumentin "Nënë Shqipëri" ndërsa më vonë ai do të niset drejt qytetit të Krujës ku do të vizitojë Muzeun Historik Kombëtar, Muzeun Etnografik dhe Pazarin e Vjetër.

Pacolli gjithashtu do të vizitojë edhe qytetin e Lezhës ku do të vendosë kurorë me lule në varrin e heroit tonë kombëtar Skënderbeut.

Pacolli është shprehur para deputetëve se Shqipëria dhe Kosova duhet sa më parë të zgjerojnë bashkëpunimin e tyre ekonomik, në mënyrë që të arrijnë sa më shpejt rezultatet e dëshiruara.

Duke vlerësuar maksimalisht investimin për rrugën Durrës-Morinë, kreu i shtetit kosovar ka theksuar se kjo rrugë duhet të shfrytëzohet më së miri për shkëmbimet tregtare mes dy vendeve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)