31 Korrik 2021

Presidenti Pacolli priti përfaqësues të tri shteteve afrikane

Prishtinë, 2 mars - Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti sot një delegacion të përfaqësuesve të tri shteteve afrikane: Republika e Afrikës Qendrore, Cape Verde (Kepi i Gjelbër) dhe Kongo-Brazzavile, të kryesuar nga diplomati Dominique N’Gouabi Osser.

Në një bisedë miqësore, Presidenti Pacolli i njoftoi ata për zhvillimet aktuale në vendin tonë, krijimin e institucioneve, si dhe sfidat që e presin Republikën e Kosovës në të ardhmen.

Presidenti Pacolli theksoi se Kosova, si shtet i ri, ka nevojë për shumë miq dhe në këtë prizëm ajo ka një respekt të veçantë për popujt e Afrikës dhe dëshiron bashkëpunimin sa më të mirë me shtetet e këtij kontinenti.

Temë dominuese e takimit të sotëm ishte sigurimi i sa më shumë njohjeve për Republikën e Kosovën. Presidenti Pacolli shprehu synimin e institucioneve të vendit ton që sa më shumë shtete të Afrikës ta njohin vendin tonë.

Ai gjithashtu u shpreh në të mirë të intensifikimit të marrëdhënieve me ato shtete që e kanë njohur vendin tonë, duke shkëmbyer vizita në nivelin politik, por edhe duke i hapur rrugë bashkëpunimit në fushën ekonomike dhe në fusha të tjera me rëndësi dhe me interes.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 Korrik 2021

- Qendra për Informim dhe Përmirësim Social në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe Komunën e Prishtinës organizon për herë të parë Panairin e Vullnetarëve të Shëndetit Mendor. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Federat e Futbollit të Kosovës organizon workshop-in rreth sistemit VAR. (Kampi Edukativ Nacional në Hajvali, ora 17:00)