16 Prill 2024

Presidenti Pacilli votoi qeverinë, shkeli Kushtetutën

Prishtinë, 27 shkurt - Presidenti i Kosoves, Behgjet Pacolli, duket se ka shkelur Kushtetutën që në minutat e para të marrjes së detyrës.

Pacolli ka votuar kabinetin qeveritar, pasi ka dhënë betimin për president.

Me këtë rast, ai ka rënë ndesh me nenin 88, pika 1 të Kushtetutës, i cili ia ndalon kryerjen e ndonjë funksioni tjetër publik.

Sipas ekspertëve të Kushtetutes, mendimin e të cilëve ka marrë gazeta Koha Ditore, akti themeltar i shtetit ia ndalon presidentit kryerjen e funksioneve të tjera.

Siç sugjeron kjo e përditshme, duket se Pacolli nuk ka qenë në dijeni të këtij fakti kur ka ngritur dorën në favor të qeverisë “Thaçi 2” në datën 22 shkurt në Kuvendin e Kosovës.

Votimi i qeverisë është bërë pas zgjedhjes së tij president. Eksperti Arsim Bajrami shprehet për Kohën Ditore se që në momentin që presidenti bën betimin i ka filluar mandati, ndaj si i tillë atij i ngrin çdo lloj funksioni tjetër publik.

Kujtojmë se për një akt të ngjashëm shkoi në Gjykatën Kushtetuese edhe ish-presidenti Fatmir Sejdiu, pasi kishte  vënë firmën si kryetar partie në një dokument të LDK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)