29 Mars 2024

Presidenti Napolitano fton për vizitë në Itali Presidentin Pacolli

Prishtinë, 14 mars - Presidenti i Republikës së Italisë, Giorgio Napolitano i ka dërguar një ftesë zyrtare Presidentit të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli për të vizituar këtë shtet.

Presidenti Pacolli do të takohet me Presidentin Napolitano. Ai gjithashtu do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të 150 vjetorit të formimit të Italisë së bashkuar, që do të mbahet më 2 qershor në Romë.

“Prania Juaj do të ishte një nder për mua e për Qeverisë Italiane dhe do të përbënte një dëshmi të re domethënëse të lidhjeve të forta të miqësisë që bashkojnë Kosovën e Italinë. Me shpresën se shumë shpejt do t’ju takoj në Romë, kam kënaqësinë t’ju shpreh përshëndetjet e mia më të përzemërta”, shkruan ndër të tjera në ftesën e tij Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano.

Presidenti Pacolli e ka pranuar më kënaqësi ftesën e dorëzuar nga ambasadori i Italisë në vendin tonë, Michael Giffoni.

Gjatë vizitës në Romë, Presidenti Pacolli do të realizojë takime edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit italian, me komunitetin e biznesit dhe takime të tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)