25 Prill 2024

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj viziton sot Kosovën

Prishtinë, 15 gusht - Me ftesë të Presidentës së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj së bashku me një delegacion shoqërues të presidencës do qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, me rastin e fillimit të mandatit të tij.

Presidentja Osmani Sadriu do ta presë presidentin Begaj me ceremonitë më të larta shtetërore.

Pas ceremonisë së pritjes, Presidentja Osmani Sadriu zhvillon takim me presidentin e Begaj, si dhe në fund të takimit do të kenë deklaratë të përbashkët për media.

Me pas president Begaj do të takohet edhe me kryparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti.

Ndërkaq Policia e Kosovës ka njoftauar se gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete zyrtare.

Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)