19 Prill 2024

Podujevë, u mbajt dita e katërt e “Javës së Kuvendit”

Podujevë, 24 mars - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i shoqëruar nga anëtarë të Kryesisë, Sekretari i Kuvendit, si dhe deputetë nga rajoni, është takuar me strukturat udhëheqëse komunale, me këshilltarët komunalë, si dhe me qytetarë të Podujevës me rrethinë.

Kreu i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi fillimisht ka folur rreth punës së  Kuvendit të Kosovës. Krasniqi duke cekur miratimin e rreth 300 ligjeve tha se këto ligje kanë qenë të domosdoshme për vendin. Qytetarët e Kosovës do të kenë edhe më shumë ligje të mira. Kuvendi i Kosovës ka 120 deputetë të zgjedhur nga vota e lirë e qytetarëve. Kuvendi ka 16 komisione parlamentare dhe puna e këtyre komisioneve është shumë  e rëndësishme, meqë komisionet furnizojnë seancat plenare, ndërsa në seanca plenare merren vendime për çështje të ndryshme “, tha Krasniqi. Ai duke spjeguar në hollësi se si funksionon Kuvendi I Kosovës,  tha se Kuvendi aktualisht është në legjislaturën e tretë, apo legjislaturën e pavarësisë së Kosovës, ndërsa në këtë legjislaturë janë miratuar mbi 140 ligje, ligje të cilat kanë qenë të domososhme për Kosovën dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Kemi bërë ligje për të vendosë rend dhe ligj në Kosovë, si dhe kemi ndikuar në njohjet e shtetit të Kosvës, theksoi kryeparlamentari Krasniqi duke sqaruar para këshilltarëve komunal në detaje përgjegjësitë e Kuvendit.

Ligjet e Kosovës janë hartuar dhe po ndërtohen mbi bazën e standardeve të BE-së.  Tutje Krasniqi ka folur edhe për sfidat me të cilat përballet Kosova, si sundimi i rendit dhe ligjit, papunësia, korrupsioni, ekonomia informale, integrimi i qytetarëve serb të Kosovës,  etj. 

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, pasi ka përfshirë në detaje historikun dhe pasuritë e komunës së Podujevës, tha se punët dhe aktivitetet e kësaj komune janë mjaft transparente dhe me mundësi të plotë të qasjes. Ai tha se vërehet një hezitim përsa I përket bartjes së kompetencave nga niveli qëndror në atë lokal. Komuna e Podujevës edhe pse është njëra ndër komunat më të mëdha në Kosovë, ka pas dallime të mëdha në infrastrukturë, krahasuar me komunat tjera. Kjo komunë ballafaqohet me  vështirësi të shumta, tha Veliu duke numëruruar disa sosh. Jemi të përkushtuar të punojmë në ngritjen e cilësisë së jetesës së qytetarëve dhe besojmë të kemi përkrahjen tuaj, tha kryetari i kësaj komune..

Sabri Hamiti, anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, duke iu drejtuar këshilltarëve të asamblesë komunale tha se kryetari i kësaj komune, meqë ka qenë ministër dhe deputetë në të kaluarën, detyra e tij është më e lehtë, meqë i di kërkesat e qytetarëve, por edhe mundësitë dhe fuqitë që i ka Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria.

Këshilltarët komunalë të Podujevës shfaqën interesim të madh për ligjet që dalin nga Kuvendi i Kosvës, me ç’rast ata kërkuan nga parlamentarët t’ua sqarojnë se sa po zbatohen në praktikë ligjet e miratuara. Shqetësim tjetër ata paraqiten edhe çështjen e auto-udhës Vërmicë-Merdare. Këshilltarët komunalë, pasi shfaqen interesime të shumta rreth punës së Kuvendit, ata kërkuan njëherazi që të përmirësohet edhe gjuha parlamentare në Parlament, si dhe të luftohet korrupsioni.
 Sa i përket çështjes së autoudhës, deputeti Ismet Beqiri tha se kjo çështje do të debatohet në Kuvendin e Kosovës dhe se do të bëhen të gjitha përpjekjet që buxheti i Kosovës të ndahet në mënyrë korrekte. Komuna e Podujevës në të ardhmen do të ketë më shumë përfitime në ndarejn e buxhetin, tha Beqiri.
 
Tutje, kryeparlamentari Krasniqi  tha se në Kuvendin e Kosovës, ka një kulturë të gjuhës dhe ka një komunikim akademik të cilin nuk e kanë as vendet përreth. Një gjë të tillë e pohoi edhe anëtari i Kryesisë Xhavit Haliti, duke shtuar se në Kuvendin e Kosovës gjuha parlamentare është në nivel dhe nuk përdoren gjuhë të rënda që iritojnë qytetarët.

Ndërsa, gjatë takimit me qytetarët e kësaj komune, kanë pasuar pyetje të shumta drejtuar kreut të Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqit dhe anëtarëve të Kryesisë.

Kreu i Kuvendit pasi njohu qytetarët në hollësi rreth punës së Parlamentit të Kosovës,  iu përgjegj edhe pyetjeve të shumta të qytetarëve të kësaj komune. Temë diksutimi me ta ishte çështja e pensioneve, korrupsionit, papunësisë, privatizimit të ndërrmarrjeve shoqërore, funksionimit të ligjeve, etj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)