18 Prill 2024

Petroviq: Nuk do të ketë ndryshim të kufijve në territorin e Kosovës

Prishtinë, 13 gusht - Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Slobodan Petrovic, ka thënë se nuk do të ketë ndryshim të kufijve në territorin e Kosovës. Sipas tij, rendi dhe ligji duhet të respektohen në tërë territorin e Kosovës.

Petrovic ka deklaruar se Qeveria e Kosovës po bënë politikë paqësore, për ta përmirësuar situatën në veri. Ai i ka falënderuar KFOR-in, Brukselin dhe Washingtonin për ndihmën e dhënë.

Në një intervistë për “Epoka e Re”, ai ka shtuar se pas aksionit të 25 korrikut në veri, grupet kriminale dita-ditës janë duke u dobësuar. Ai është shprehur i bindur se institucionet e reja, që do të dalin pas zgjedhjeve në Serbi, do ta ndryshojnë qëndrimin ndaj Kosovës.

“Siç po shini, çdo ditë janë duke u dobësuar ato grupe kriminale, sepse janë duke u përballur me ligjin”, është shprehur ai.
Sipas tij, për ta zgjidhur situatën në veri, qeveria e Kosovës, opozita dhe shoqëria e Kosovës duhet të jenë bashkë në një vijë.
Për barrikadat në veri ka thënë se paraqesin një grup qytetarësh “të cilëve nuk u ka konvenuar marrëveshja e arritur”.
“Besoj se edhe këta në një kohë të caktuar do ta pranojnë marrëveshjen. Sigurisht se ai grup qytetarësh ka motive për t’i ruajtur barrikadat se kanë përfituar nga situata e mëhershme”.


Petrovic ka shtua se me situatën e krijuar në veri ka pasur përpjekje edhe nga serbët e tjerë në jug të lumit Ibër për të vendosur barrikada, por se personalisht ka marrë masa.


“I kam thirrur të gjithë kryetarët e komunave serbe, ministrat e deputetët serbë, e u kam thënë se nëse ndodh ndonjë ekses i serbëve në jug, ju jeni fajtorët, jo kryeministri Thaçi me të tjerët”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)