19 Prill 2024

Përqindje e vogël e votuesve në Gjilan

Gjilan, 14 mars - Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, ka paraqitur raportin e dytë nga të dhënat e vëzhguesve të Demokracisë në Veprim, ku është paraqitur përqindja e daljes së votuesve në zgjedhje deri në ora 12:00, si dhe disa parregullsi të evidentuara.

Nga të dhënat e vëzhguesve, raportohet për numër të madh të vëzhguesve të cilët pengojnë procesin. 

Në Shkollën Selami Hallaqi, nr. 0402d, ka ndodhur një fjalosje si pasojë e prezencës së tre vëzhguesve, ku më pas njëri është detyruar të largohet. Demokracia në Veprim u bën apel partive politike që të delegojnë vetëm numrin e paraparë të vëzhguesve për t’i ikur krijimit të tollovive brenda vendvotimeve.

Në fshatin Pogragjë, është evidentuar një rast ku një person ka votuar në emër të të vdekurve. Po ashtu, në këtë fshat ka pasur edhe votime të hapura, ndërkohë një polici i uniformuar ka votuar në mënyrë të hapur.

Ndërkohë në Shkollën Musa Zajmi, janë vërejtur katër (4) raste të votimeve familjare. Raste të tilla si dhe votime të shumta me asistencë janë vërejtur edhe në Përlepnicë dhe Dobërçan. 

Në disa vendvotime vërehet prezenca e personave të paautorizuar për të pasur rol në vendvotime .

Në Dobërçan ka pasur edhe një rast kur votuesi është lejuar që të votoj me kopje të letërnjoftimit.

Sa i përket përqindjes së daljes së votuesve, deri në orën 12 kanë votuar rreth 15 % të totalit të votuesve të regjistruar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)