19 Prill 2024

Përfundon trajnimi për 45 ndërmjetës gjyqësor

Prishtinë, 15 korrik - Sot ka përfunduar cikli i trajnimeve për ndërmjetës gjyqësor i organizuar në kuadër të projektit të binjakëzimit "Standarde të BE-së për Ministrinë e Drejtësisë" dhe rreth 45 ndërmjetës kanë marrë certifikatat.

Tani ata mund të ofrojnë zgjidhje jashtëgjyqësore të kontesteve në lëndët civile dhe komerciale.

Trajnimet janë organizuar prej marsit deri në korrik të vitit 2011 në Prishtinë, Gjilan dhe në Pejë, me nga 15 kandidatë të trajnuar për secilin qytet.

Trajnimet janë zbatuar në bashkëpunim me projektin SEAD të financuar nga USAID-i.

Projekti i binjakëzimit financohet nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë.

Zëvendësshefi i Operacioneve në Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Melvin Asin tha:

"Bashkimi Evropian e konsideron sundimin e ligjit si pjesë kyçe të reformës në Kosovë dhe ne do t'u mbështesim që t'ia arrini këtë. Projekti i binjakëzimit është pjesë e një koncepti më të gjerë të përforcimit të sundimit të ligjit në Kosovë përmes promovimit të përafrimit të ligjeve me standardet e BE-së, si dhe me përshtatjen dhe zbatimin e acquis në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme."

Zëvendësministri i Drejtësisë, Daut Xhemajli tha: “Si pjesë e reformës gjyqësore, në fund të vitit 2008 është miratuar Ligji për Ndërmjetësim, duke futur në funksion një sistem modern të ndërmjetësimit i cili i është bashkëngjitur gjykatave, kjo i kontribuon edhe zvogëlimit të numrit të lëndëve të grumbulluara në gjykata."

"Për shkak të mungesës së ndërmjetësve të kualifikuar, zbatimi në praktikë ka qenë i dobët, kjo është theksuar edhe në Raportin të Komisionit Evropian për Progresin në Kosovë në vitin 2010. Prandaj edhe trajnimi i ndërmjetësve ka qenë i domosdoshëm."

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)