04 Gusht 2021

Përfaqësimi i Kosovës përmes UNMIK-ut ka marrë fund

Prishtinë, 28 shkurt - "Përfaqësimi i Kosovës përmes UNMIK-ut ka marrë fund që nga shpallja e pavarësisë", ka thënë zëvëndëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës Hajredin Kuqi.

 

Ai me këtë deklaratë i është përgjigjur thirrjeve të Beogradit që Kosova të prezantohet në konferenca rajonale si pjesë e UNMIK-ut.

Ndërsa po afrohet mbajtja e takimit të liderëve të rajonit në Slloveni, Beogradi ka propozuar që atje, delegacioni i Kosovës të jetë pjesë e UNMIK-ut.

Një zgjidhje e tillë hidhet kategorikisht poshtë nga kosovarët.

Zëvendëskryeministri Kuçi ka deklaruar se përfaqësimi i Kosovës jashtë, duhet të bëhet në harmoni me Kushtetutën, edhe atë si Republika e Kosovës.

“Kosova e ka Kushtetutën, institucionet e veta dhe çdo përfaqësim do të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe pozitën juridike e politike që e ka Kosova. Jemi duke pritur ftesën dhe besoj që do të marrim pjesë në mënyrë aktive”, ka thënë Kuçi.

Që nga shpallja e pavarësisë, pjesëmarrja e Kosovës në konferencat rajonale kryesisht është sfiduar nga Serbia, e cila ka kërkuar që ky përfaqësim të bëhet sipas Rezolutës 12 44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, çka nënkuptonte që delegacionet e Kosovës të jenë pjesë e UNMIK-ut. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Gusht 2021 - Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton propozim - vendimin e Qeverisë, për emërimin e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Amendamentit  të Marrëveshjes të lidhur ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë Hungareze në lidhje me Programin Kornizë për bashkëpunim financiar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton nismën legjislative “Projektligji për kriptovaluta”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilen do të shqyrtohet dhe miratohen rekomandimet për certifikim të subjekteve politike. (Selia e KQZ-së, ora 13:30)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve organizon hapjen solemne të Resortit të vetëm në Kosovë "Kështjella Dardanicum" me tradite te vjeter te modelit te shqiptareve te lashte ku paraqet kulturën dhe traditen tone kombetare dhe ky investim eshte bere nga bashkeatdhetaret tane nga Britania e Madhe qe kap vleren rreth 4 milion euro. (Fshatin Kukaj, ora 18:00)

- Mbahet ceremonia inaguruese e Qendrës së parë për Arsim në Distanë. (Rr. "Rexhep Mala" nr. 49, Prishtinë, përballë ICK -së, ora 18:30)