19 Prill 2024

PDU viziton AKR-në

Prishtinë, 17 qershor - Një delegacion i Partisë për Drejtësi dhe Unitet nga Shqipëria, i udhëhequr nga z.Shpëtim Idrizi, ka vizituar AKR-në, ku janë pritur nga zyrtarë të partisë udhëhequr nga z.Ibrahim Gashi.
 
Vizita kaloi në një atmosferë shumë të përzemërt ndërsa Shpëtim Idrizi shprehu një respekt të veçantë për presidentin z.Behgjet Pacolli dhe AKR-në duke e cilësuar si parti shumë konstruktive dhe kreative e cila ka hedhur ide dhe zgjidhje të rëndësishme për shumë probleme që politika kosovare nuk  ka arritur t`i zgjidhë ende me sukses e sidomos ato të sektorit ekonomik.
 
Nënpresidenti i AKR-së, Ibrahim Gashi, shprehu admirim për kurajon e lartë të  përfaqësuesve të Partisë për Drejtësi dhe Unitet, në prezantimin e çështjes së pazgjidhur çame tek institucionet e shtetit shqiptar. Ai bëri një shpjegim të zgjidhjes së  çështjes shqiptare në Ballkan, përmes krijimit të shtetit të pavarur të Kosovës dhe përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve në Maqedoni me marrëveshjen e Ohrit.
 
AKR konsideron se çështja çame duhet të zgjidhet përmes një politike të reciprocitetit të plotë në respektim të drejtave nacionale të komunitetit çam në Greqi, standard të cilin shteti shqiptar tashmë e ka realizuar në plotni ndaj minoritetit grek në Shqipëri.
 
Ndërsa z.Shpëtim Idrizi pas një elaborimi që u bëri aktiviteteve dhe programit të PDU-së, theksoi se ideja e dëgjuar aty-këtu për ndarjen e Kosovës do të tërhiqte konsekuenca të drejtpërdrejta për gjithë kufijtë politik të rajonit të Ballkanit përfshirë edhe kufirin shqiptaro-grek. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)