28 Mars 2024

PD: platforma politike për bisedimet të miratohet në Parlament

Prishtinë, 12 shtator - Partia e Drejtësisë përshëndet miratimin me aklamacion të Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara përkitazi me mendimin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Ahmeti, Nënkryetar i Partise se Drejtësisë ka deklaruar se PD konsideron se përkrahja unanime e vendimit të GJND nga ana e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara paraqet momentin historik kur Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit është vënë “ad acta” sepse sipas organit më të lartë të drejtësisë ndërkombëtare shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka qenë në kundërshtim me të.

Kjo sipas tij nënkupton faktin se Rezoluta 1244 është përmbushur në tërësi dhe e ka kryer misionin e saj si kornizë juridike për periudhën e tranzicionit deri në zgjidhjen përfundimtare të statusit politik të Kosovës, që sipas GJND është arritur në pajtim të plotë me të drejtën ndërkombëtare.

“PD përgëzon udhëheqjen politike të vendit për suksesin e arritur por njëkohësisht pret nga lidershipi Kosovar që të mos dehet në suksesin e arritur dhe që në mënyrë sa më kreative dhe profesionale ti qaset periudhës përgatitore para bisedimeve shumë të ndjeshme”, ka theksuar Ahmeti.

Ai na vazhdim ka thënë se PD konsideron se në procesin e përgatitjeve për këto bisedime duhet të përfshihen të gjitha resurset politike, profesionale, dhe shkencore, qeveritare dhe joqeveritare, parlamentare dhe jashtëparlamentare, në mënyrë që të sigurohet realizimi optimal i interesave shtetërore dhe kombëtare.

Në këtë drejtim PD propozon që platforma politike për bisedimet e ardhshme teknike me Republikën e Serbisë, të miratohet në Kuvendin e Kosovës dhe që pjesë esenciale e saj të jenë dy parime themelore:

Respektimi i plotë i dokumentit gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisari në mënyrën si ai është i inkorporuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës; dhe,

Zbatimi i parimit të reciprocitetit të plotë përkitazi me të drejtat individuale dhe kolektive të qytetarëve serb në Kosovë dhe të qytetarëve Shqiptarë në Serbi , që nënkupton edhe pjesëmarrjen e përfaqësuesve demokratik të Shqiptarëve në Serbi në këto bisedime krahas përfaqësuesve demokratik të qytetarëve Serb në Kosovë, si i vetmi parim që siguron drejtësi të plotë në rregullimin e pjesës kryesore të marrëdhënieve Shqiptaro –
Serbe në Ballkan.

“PD pret që propozimet e saja të përsëritura do të shqyrtohen me seriozitet nga Qeveria e vendit dhe Kuvendi i Kosovës. Në të kundërtën rrezikohet fragmentimi i mëtutjeshëm i çështjes kombëtare Shqiptare që do të dëmtojë proceset e shtetëndërtimit të Kosovës dhe njëkohësisht do të cenojë mirëqenien e popullit Shqiptarë kudo që ai jeton në hapësirat ballkanike dhe më gjërë”, ka nënvizuar Ahmeti.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)