24 Prill 2024

Partitë marrëveshje për president konsensual

Prishtinë, 6 prill - Liderët e partive politike në Kosovë kanë intensifikuar konsultimet për daljen nga kriza institucionale e cila është shkaktuar pas largimit të Behgjet Pacollit nga Presidenca.

Burime ndërkombëtare kanë shpjeguar për Kohën Ditore se takime me kryeministrin Hashim Thaçi, me kreun e LDK-së, Isa Mustafa dhe me ish presidentin Pacollin janë zhvilluar me orë të tëra të martën, porse, në mungesë të gjetjes së një zgjidhjeje të pranueshme për gjitha palët, ato do të vazhdojnë edhe gjatë gjithë ditëve në vijim.

Takimet do të mbahen larg vëmendjes së medieve dhe do të vazhdojnë të ndërmjetësohen nga ambasadori amerikan Christopher Dell dhe shefi i ICO-së, Pieter Feith. Krahas konsultimeve të mbyllura, të mërkurën do të fillojnë edhe takimet e formatit publik, të cilat do t’i drejtojë ushtruesi i detyrës së presidentit Jakup Krasniqi.

Të dy formate e konsultimeve do të kenë për objekt shqyrtimi temat e njëjta, si gjetjen e një presidenti konsensual, nisjen e reformave në sistemin zgjedhor si dhe fillimin e ndryshimeve kushtetuese, me theks të veçantë të dispozitës që ka të bëjë me mënyrën e zgjedhjes së presidentit.

Zyrtarë të lartë ndërkombëtarë i kanë thënë gazetës se nga kreu i LDK-së, Isa Mustafa është kërkuar që të heqë dorë nga kërkesa e tij për zgjedhje të parakohshme në vitin 2012.

Sipas të njëjtave burime, edhe ambasadori amerikan, edhe shefi i ICO-së vlerësojnë se në Kosovë ka krizë presidenciale e jo qeveritare, andaj të gjitha zgjidhjet, e diskutueshme do të duhet të jenë për dhe rreth presidentit.

Të njëjtat burime kanë shpjeguar se të dy përfaqësuesit ndërkombëtarë pajtohen që ky proces konsultues të shfrytëzohet edhe për reformat në sistemin zgjedhor në Kosovë, pasi që vlerësojnë se ka një pajtim të gjerë në Kosovë, se sistemi ka sjellë probleme me zgjedhjet e kaluara.

“As ndërkombëtarët, as PDK-ja dhe askush tjetër, pos LDK-së nuk është i interesuar për kurrfarë zgjedhjesh të parakohshme”, i ka thënë gazetës në kushte anonimiteti një zyrtar i lartë ndërkombëtar.

Sipas të njëjtit, ky mesazh i është përcjellë kreut të LDK-së Isa Mustafa, i cili madje sipas burimeve ka treguar qasje konstruktive.

Të njëjtat burime kanë shpjeguar se nga konsultimet e deritanishme Dell e Feith kanë arritur që të bindin Pacollin që në parim të heqë dorë nga kandidatura e tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)