25 Prill 2024

Palmer dhe Lajçak vizitojnë sot Kosovën për rifillimin bisedimeve

Prishtinë, 31 maj - Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak do të qëndrojnë sot në Kosovë, në kuadër të përgatitjeve për rifillimin bisedimeve.

Gjatë vizitës së tij dy-ditore të punës, Palmer dhe Lajçak do të takohen me Presidenten Osmani, Kryeministrin Kurti, Zëvendës Kryeministrin e Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Bislimi, Zëvendës Kryeministren e Dytë dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Gërvalla-Schwarz.

Lajçak gjithashtu do të takohet me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë dhe do t'u drejtohet Shefave të Misioneve të BE-së.

Vizita e përbashkët e zotit Palmeri dhe zotit Lajçak shihet si një mesazh i bashkërendimit transatlantik lidhur me bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë - Serbi, që është kusht për përparimin e të dyja vendeve drejt integrimeve evropiane.

Një bashkërendim i tillë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian pritet të shtohet me administratën e presidentit amerikan Joe Biden, i cili u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të arrijnë një marrëveshje që do të kishte në qendër njohjen e ndërsjellë.

Rifillimi i dialogut është paralajmëruar për mesin e muajit qershor dhe do të shënojë rastin e parë të takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)