27 Prill 2024

Pakistani do ta shqyrtoj njohjen e Kosovës!

Prishtinë, 13 prill - Njohja e Kosovës nga ana e Pakistanit do të shqyrtohet dhe kjo çështje është prioritet i lartë i Qeverisë në Islamabad, ka bërë të ditur Israr Hussain, drejtor për Evropën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Pakistanit.

“Mund të them që është një çështje e nivelit më të lartë. Është e qartë se çështja e njohjes do të shqyrtohet. E për këtë vendosin udhëheqësit tonë, e sigurisht që atyre ju duhet kohë. Por se kur do të merret ky vendim nuk mund të ju them asgjë”, ka thënë Hussain.

Ndërkaq, Behgjet Pacolli, i emëruar zëvendëskryeministër i parë nga kryeministri Hashim Thaçi ka theksuar se javën e ardhshme do të vizitoj një varg shtetesh, përfshirë edhe Egjiptin.

Ai pohon se nëse ata që protestuan në Egjipt marrin pushtetin përmes votës së lirë, shteti i faraonëve do ta njoh Kosovën.

Pavarësia e Kosovës është njohur nga 75 shtete, njohja e fundit ka ardhur nga Omani, më 2 shkurt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)