29 Mars 2024

Pahor: Thaçi e Tadiç bashkë në Kranjë

Prishtinë, 9 mars - Kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor, ka diskutuar me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, problemet ekzistuese në lidhje me organizimin e konferencës së liderëve të Ballkanit Perëndimor, në Bërdo afër Kranjit. Pahor ka thënë se mbetet problematike çështja e prezantimit të shteteve, simboleve dhe nxjerrjes së deklaratës së përbashkët.

 “Nuk janë tejkaluar ende mosmarrëveshjet në lidhje me organizimin e konferencës së liderëve të Ballkanit Perëndimor në Bërdo afër Kranjit”- ka deklaruar në Prishtinë, kryeministri slloven, Borut Pahor. Pas një takimi që zhvilloi me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Pahor tha se do të dëshironte që në Kranj t’i shihte në një konferencë bashkë me liderët tjerë të Ballkanit edhe presidentin serb, Boris Tadic si dhe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Por, për shkak të kundërshtimeve serbe, ai tha se mbetet ende problematike përfaqësimi i shteteve, simboleve por edhe i nxjerrjes së deklaratës së përbashkët. Ai shtoi se do të vazhdoje përpjekjet diplomatike që të zgjidhë të gjitha problemet ekzistuese në mënyrë që të gjithë liderët e Ballkanit të jenë në konferencë përballë liderëve evropian.

Sidoqoftë ai është shprehur optimist se konferenca do të jetë e suksesshme dhe historike. Ndërkohë, kryeministri Hashim Thaçi nuk e ka sqaruar nëse ka paraqitur ndonjë pozicion të prerë të Kosovës lidhur me pjesëmarrjen e saj si shtet i barabartë në këtë konferencë, por i ka konfirmuar homologut të tij gatishmërinë e Kosovës që të jetë pjesë të gjitha nismave dhe konferencave rajonale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)