28 Mars 2024

Pahor: Konferenca në Bërdo do të rezultojë e suksesshme

Prishtinë, 08 mars - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot pas dite në takim kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Sllovenisë, z. Borut Pahor, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin  bilateral mes Kosovës dhe Sllovenisë.
 
“Qëllimi Kosovës është që të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së dhe të njëjtën kohë të punojmë me gjitha vendet e rajonit. Tanimë ne kemi ndërtuar raportet të shkëlqyeshme edhe me Maqedoninë edhe me Shqipërinë edhe me Malin e Zi. Duam të kemi fqinjësi të mirë edhe me Serbinë”, tha kryeministri Thaçi duke shtuar se edhe përkushtimi i kryeministrit Pahor dhe i shtetit Slloven gjithmonë ka qenë për paqe, për stabilitet në mënyrë që të ecim drejtë strukturave euroatlantike.
 
Kryeministri Thaçi u shpreh se Qeveria e Kosovës, institucionet e Kosovës do të jenë në krye të përgjegjësive për stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajon, dhe idenë dhe iniciativën për konferencën që do të mbahet në Brdo të Sllovenisë. Kosova do të jetë jashtëzakonisht e përgjegjshme në këtë drejtim dhe do ti përgjigjet sfidave dhe të vlerave që i afrojnë vendet tona, popujt tonë.                                
 
Duke folur për konferencën që do të mbahet në Bërdo të Sllovenisë,  kryeministri slloven Borut Pahor tha se ideja është që të gjithë liderët e rajonit të bashkohemi me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian  dhe të flasim për perspektivën evropiane të këtyre vendeve. Z. Pahor tha se me gjithë vështirësitë e organizimit ky takimi do të rezultojë i suksesshëm.
 
Më tutje kryeministri Pahor vlerësoi arritjet dhe progresin e madh që është bërë këto vitet e fundit në Kosovë. “Si çdo qeveri tjetër edhe  ju kritikoheni, por si vëzhgues i cili ka qenë këtu edhe para disa vitesh, sot unë po shoh një përparim të madh këtu” u shpreh z. Pahor , duke shtuar se është krenar për marrëdhëniet e mira midis Sllovenisë dhe Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)