28 Mars 2024

Paga mesatare kosovare 374 euro

Prishtinë, 15 gusht – Edhe Enti i Statistikave të Kosovës, në raportin e fundin për zhvillimet deri në fund të qershorit, dëshmon se është përmbushur vendimi i Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave, ndonëse jo deri në përqindjen e thënë.


Megjithatë, ndryshimi është i kuptueshëm, meqenëse bëhet fjalë për mesataret e pagave për një të punësuar në sektorët buxhetore.

Paga mesatare në Kosovë në fund të qershorit ishte 374 euro. Krahasuar me qershorin e vitit të kaluar ato janë 28,5 për qind më të larta,  ndërkaq 34,5 për qind më të larta se në janar të këtij viti.

Sipas ESK-së pagat më të larta janë në shërbimet e përgjithshme- 428 euro, ose 71 euro më të larta se para një viti, siguri e rendi – 403 euro, ose 22 për qind më të larta, pastaj në sektorin ambientit – 360 euro,  në shëndetësi 374 euro, me një rritje  30,7 për qind, në arsim 347 , ose 36,6 për qind më të larta,po aq edhe në sektorin argëtimit dhe të kulturës, me një rritje 24,8 për qind,  ekonomia -319 euro, krahasuar me 289 euro sa ishin para një viti dhe n fund është strehimi, ku paga mesatare është 309 euro, ose 27,2 për qind më shumë se një vit më parë.

Krahasuar me disa vende të tjera të rajonit Kosova tash nuk është në vendin e fundit. Pas saj janë Serbia , ku në fund të majit paga mesatare ishte 353 euro dhe Maqedonia -330 euro. Paga mesatare në Shqipëri është afër 400 euro, në Slloveni – 970 euro, Kroaci – 736 euro, , Mal të Zi – 581 euro dhe në Bosnjë e Hercegovinë – 400 euro. Sipas ESK-së pagë nga buxheti i Kosovës marrin 77.602 punëtorë, kurse në fund të qershorit të vjetëm ishin 76.335 veta
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)