25 Prill 2024

Pacolli: T’i sjellim Kosovës sa më tepër njohje

Prishtinë, 25 shkurt - Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli zhvilloi sot një takim me ministrin e punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në të cilin u diskutua për angazhimin dhe koordinimin e punës së këtyre dy institucioneve kyçe të politikës së jashtme të vendit, me theks të veçantë në aktivitetin për sigurimin e njohjeve të reja të shtetit tonë.

Duke folur pas takimit, Presidenti Pacolli theksoi se e inkurajon fakti që kemi një ministër të diplomacisë një njeri, i cili me shumë dinjitet, me shumë profesionalizëm dhe me shumë vullnet do të kryejë funksionin e diplomatit të vërtetë.

“Unë mund të them se kemi pasur një bisedë konstruktive, jemi dakorduar për veprimet tona. Kemi shumë punë për të bërë në fushën diplomatike dhe që nga sot kemi biseduar që t’i koordinojmë gjërat dhe së bashku të punojmë dhe t’i sjellim Kosovës sa më tepër njohje, sa më tepër respekt nga miqtë tanë të jashtëm dhe Kosovën ta çojmë me hapa sa më të shpejtë drejt inkuadrimeve globale”, theksoi Presidenti Pacolli.

Ndërsa ministri Enver Hoxhaj pas takimit theksoi: “Kishim një takim të parë dhe me karakter pune me Presidentin e Kosovës, me z. Pacolli. Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, politika e jashtme udhëhiqet nga presidenti i vendit dhe ne u dakorduam që ta hartojmë një plan të përbashkët të punës, një agjendë dinamike, agresive e cila do t’i sjellë Kosovës sa më shumë njohje, e cila do ta përfaqësojë, prezantojë dhe promovojë shtetin e Kosovës në botë”.

Së shpejti – shtoi ai -  do të dalim në formë publike me këtë plan të punës dhe ky plan i punës do të jetë plan i punës i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Pacolli në të kaluarën ka dhënë një kontribut shumë të madh që Kosovës t’i sigurojë sa më shumë njohje, ka një profil i cili i siguron një prezantim të fuqishëm të shtetit tonë. Prandaj, edhe qëllimi i takimit ishte që unë si ministër i punëve të Jashtme me Presidentin të bisedojmë për atë se në çfarë drejtimi të lëvizim gjatë javëve të ardhshme në vijim, dhe sigurisht që më pak do të jemi të pranishëm në Kosovë dhe më shumë do të lëvizim në pjesë të tjera të botës me qëllim që Republika e Kosovës të jetë e pranishme në çdo pjesë të botës”, theksoi ministri Enver Hoxhaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)