27 Prill 2024

Pacolli takon Presidentin e Nigerisë

Nigeri, 25 qershor- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, në kuadër të angazhimeve për shtimin e numrit të njohjeve për shtetin e pavarur të Kosovës ka takuar në Republikën e Nigerisë, Shkëlqesinë e tij, Presidentin, Goodluck Jonathan dhe Zëvendëspresidentin, z. Namadi Sambo.

 

Në një pritje shtetërore në Pallatin Presidencial në Abuja, zv.Kreyeministri, z. Behgjet Pacolli ka shprehur mirënjohjen e thellë për Presidentin Nigerisë dhe për autoritetet shtetërore të këtij vendi për trajtimin me prioritet që po i bëjnë çështjes së Kosovës, duke krijuar hapësirë që të diskutohet për realitetin e ri demokratik në Kosovë dhe për të shprehur nevojën që ka vendi unë për njohje të reja. Z. Pacolli ka njoftuar Presidentin dhe zv.Presidentin e Nigerisë për zhvillimet demokratike në Kosovë dhe për angazhimet e institucioneve të Kosovës për zhvillim ekonomik, integrim dhe bashkëpunim me vendet e tjera.

 

Shkëlqesia e tij, Presidenti i Nigerisë, z. Goodluck Jonathan ka falënderuar, zv.Kryeministrin, z. Pacolli për urimin e bërë me rastin e zgjedhjes së tij në krye të shtetit të Nigerisë, në Maj 2011, duke e vlerësuar lartë respektin e treguar me këtë rast.

 

Presidenti i Nigerisë z. Goodluck Jonathan ka shprehur gatishmërinë për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që Republika e Nigerisë të vendosë sa më shpejtë raporte të bashkëpunimit ndërshtetërorë me Kosovën, duke theksuar se vendi që ai drejton, në një periudhë sa më të shkurtër kohore, do të marrë vendim për të njohur shtetësinë e Kosovës.

 

Zv.Kryeministri i parë i Kosovës, z. Pacolli, ka vlerësuar lartë gatishmërinë e Presidentit, z. Jonathan që Republika e Nigerisë sa më shpejtë të iu bashkohet vendeve demokratike që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke krijuar kështu mundësinë që vendi ynë të vendosë raporte të bashkëpunimit ndërshtetëror me Nigerinë në fushën Politike, Ekonomike e Kulturore.

 

Zv.Kryeministri, Pacolli takon Kryetarin e Parlamentit të Nigerisë, z. Gemade


Kryeparlamentari i Nigerisë premton Rezolutë për Njohjen e Kosovës

 

Gjatë qëndrimit në Nigeri në kuadër të angazhimeve lobuese, zv.Kryeministri i parë i Kosovës, z. Behgjet Pacolli ka takuar më herët edhe Kryetarin e Parlamentit të Nigerisë njëherit edhe Kryetar i Komisionit për Politike te Jashtme Dr. Barnabas A.I. GEMADE.

 

Zv.Kryeministri, z. Behgjet Pacolli ka folur gjerësisht për situatën politike e ekonomike në Kosovë, duke theksuar sfidat që ka kaluar vendi ynë gjatë periudhës së shtet-ndërtimit. Z. Pacolli ka theksuar edhe rëndësinë që ka opinioni pozitiv i GJND-së për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në respektim të plotë të vullnetit të qytetarëve të Kosovës.

 

Kryeparlamentari, z. Barnabas A.I. Gemade, ka premtuar se në kuadër të mbështetjes dhe angazhimeve të autoriteteve të Nigerisë për të formatizuar njohjen e Kosovës, do të inicioj një Rezolutë në Senatin e Nigerisë për njohjen e Pavarësisë së Kosovës.


Me këtë rast Kryeparlametari i Nigerisë ka shtruar drekë pune per zv.Kryeministrin e Parë të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)