26 Prill 2024

Pacolli s'ka vendosur nëse do të garoj për president

Prishtinë, 29 qershor - Behgjet Pacolli është në mëdyshje nëse do të pranojë ta udhëheqë edhe për një mandat Aleancën Kosova e Re (AKR), të cilën e ka themeluar para pesë vjetëve.


Megjithatë, Pacolli ka thënë se për kandidaturën e tij për president të AKR-së do ta respektojë vendimin e Kuvendit të Partisë, i cili do të mbahet në muajin shtator.

“Aleanca Kosova e Re (AKR), Kuvendin Zgjedhor të Partisë do ta mbajë në muajin shtator, në të cilin do të ketë më shumë sesa një kandidat për të parin e partisë. Mendoj se deri atëherë ka kohë të mjaftueshme për ta marrë një vendim nëse do të pranoj apo jo të kandidoj për president të AKR-së. Momentalisht ende nuk kam vendosur se a do të jem kandidat”, ka thënë të martën Behgjet Pacolli për “Epokën e re”.


Në këtë kontekst, Pacolli ka bërë me dije se do ta marrë një vendim në rast se Kuvendi i AKR-së konsideron se ai duhet të jetë përsëri president i partisë. “Në rast se Kuvendi e vlerëson se unë duhet të jem përsëri president, atëherë do ta marr një vendim”, ka deklaruar Pacolli.


Sido që të jetë, ai ka thënë se e vlerëson shumë qëndrimin e Kryesisë së AKR-së, e cila ka marrë vendim që Behgjet Pacolli të jetë kandidat i vetëm për kryetar të partisë. “E kam parë qëndrimin e Kryesisë së AKR-së, të cilin e vlerësoj shumë, mirëpo ende s’kam qëndrim lidhur me kandidaturën për president të AKR-së”, ka theksuar Pacolli.


Kryesia e Aleancës Kosova e Re (AKR) ditë më parë ka propozuar për kryetar të saj Behgjet Pacollin. Në njoftimin për medie të kësaj partie është thënë se Kryesia e AKR-së, unanimisht është pajtuar që Behgjet Pacollin ta kandidojë për të parin e partisë.


“Kryesia e ngushtë e AKR-së, pas bisedave edhe me kryetarët e degëve të saj, ka vendosur që kandidat të vetëm për kryetar të partisë ta propozojë Behgjet Pacollin. Kjo kryesi kërkon të marrin fund spekulimet në medie lidhur me kandidatët e ndryshëm që mund të jenë kryetar të AKR-së”, është thënë në njoftimin e Kryesisë së AKR-së.


Ish-kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, kishte dhënë dorëheqje nga të gjitha përgjegjësitë partiake më 22 shkurt të këtij viti, pas zgjedhjes president i Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)