31 Korrik 2021

Pacolli më 24 mars do të vizitojë Maqedoninë

Prishtinë, 18 mars - Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli do ta vizitojë më 24 mars Shkupin. Vizitën zyrtare të Pacollit në Shkup e ka lajmëruar të enjten presidenti i Maqedonisë, Gjeorgji Ivanov gjatë qëndrimit në Tiranë, ku u takua me presidentin shqiptar Bamir Topi.

Kjo vizitë do të jetë vizita e parë e Pacollit jashtë shtetit që nga zgjedhja e tij në postin e presidentit të Kosovës.

Ndërkohë Presidenti maqedonas, vizitën zyrtare të Pacollit e ka vlerësuar si konfirmim i miqësisë midis qytetarëve të Maqedonisë dhe Kosovës.

“Maqedonia ia ka zgjatur dorën Kosovës, shtetit më të ri në Evropë dhe ka bënë marrëdhënie të afërta dhe konstruktive në të gjitha çështjet. Maqedonia aktivisht punon në integrimin e Kosovës në iniciativat rajonale”, ka thënë Ivanov gjatë takimit që pati të enjten me presidentin shqiptar, Bamir Topi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 Korrik 2021

- Qendra për Informim dhe Përmirësim Social në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe Komunën e Prishtinës organizon për herë të parë Panairin e Vullnetarëve të Shëndetit Mendor. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Federat e Futbollit të Kosovës organizon workshop-in rreth sistemit VAR. (Kampi Edukativ Nacional në Hajvali, ora 17:00)