23 Prill 2024

Pacolli lobon për njohje të reja

Nicë, 2 qershor - Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka vazhduar fushatën lobuese për njohje të reja të shtetit të pavarur të Kosovës. Së fundmi Pacolli ka takuar një sërë personalitetesh që morën pjesë në Samitin tre ditorë “Francë-Afrikë”, të ftuar nga Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Bernard Kouchner.

Presidenti i AKR-së, gjatë qëndrimit në Nicë ka zhvilluar takime shumë të rëndësishme me burrështetas të vendeve të ndryshme, me Mbretër dhe Kryeministra të shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Pacolli duke vazhduar përkushtimin e tij për njohje të reja të Pavarësisë së Kosovës, ka shfrytëzuar këto takime për të kërkuar nga personalitetet më të larta të shteteve pjesëmarrëse, njohje sa më të shpejtë të Pavarësisë së Kosovës.

Pacolli pas takimit muajin e kaluar në Hakra është takuar përsëri  në Nicë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Ganës, Alhaji Mohammed Mumuni, për të shtyrë edhe një hap më përpara njohjen e Kosovës nga ky shtet.

Gjatë këtij takimi është miratuar vizita që do ti bëjë këtij shteti gjatë muajit qershor, ku do të takohet me personalitete të larta të këtij shteti, e veçanërisht me përfaqësues të Opozitës të cilët deri tani po e mbajnë peng njohjen e Kosovës.

Pacolli ka kërkuar që shteti i Ganës, të shqyrtoj më vëmendje mundësinë e njohjes sa më të shpejtë të Pavarësisë së Kosovës. Ai i ka thënë ministrit të punëve të jashtme të Ganës, Mohammed Mamuni, se “Kosovën e kanë njohur shumica e vendeve Demokratike të Botës, prandaj presim që shumë shpejtë edhe Gana ta marrë një vendim të tillë”, është shprehur, ai.

Presidenti i AKR-së, është takuar gjithashtu edhe me Ministrin e punëve të Jashtme të Zambisë, Kabinga Jacus Pande, te cilin e njoftoj gjerësisht për nevojën e njohjes së Kosovës nga ky shtet. Po ashtu në qershor, gjatë udhëtimit të tij në Afrikë, do të vizitoj edhe Kryeqytetin Lusakana, për të arritur deri te njohja e Kosovës nga Zambia.

Gjatë gjithë kësaj kohe, ai ishte nën shoqërimin e delegacionit të Tanzanisë.

Pacolli është takuar edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Bernard Membe, i cili i mundësoj Pacolli takime shumë të rëndësishme me shumë shtete me rëndësi të Afrikës. Presidenti i AKR-së, ka pasur kontakte të vazhdueshme me këtë shtet. Si rezultat, në takimin e fundit, në muajin e kaluar, me Presidentin e Tanzanisë, Jakaya Kikwete, Lideri i AKR-së, Pacolli kishte marrë premtim për njohje të shpejtë të Kosovës nga shteti i Tanzanisë. Njohja nga Tanzania tashmë është në procedim e sipër.

Presidenti i AKR-së, ai mbrëmë në Nicë, shtroi një darkë miqësore ku ishin të ftuar 12 përfaqësues të lartë të shteteve Afrikane me të cilat z. Pacolli po mban kontakte të vazhdueshme për njohje të Pavarësisë së Kosovës.

Presidenti i AKR-së, Pacolli, ka intensifikuar fushatën e tij të lobimit. Ai më herët kishte lobuar në Uashington dhe Londër, ku si rezultat i takimeve me Lider të vendeve që nuk e kishin njohur ende Kosovën, rezultuan njohjet e fundit nga Swaziland dhe Vanuatu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)