20 Prill 2024

Pacolli: Guinea do ta njoh Kosovën

Prishtinë, 13 gusht - Zëvendëskryeministri  i parë Qeverisë së Kosovës Behgjet Pacolli, në kuadër të fushatës së re lobuese ka vizituar Republikën e Guineas. Sipas një njoftimi të lëshuar nga zyra e tij thuhet se Pacolli në këtë shtet është pritur me nderime të larta shtetërore.

“Edhe gjatë kësaj vizite zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka zhvilluar shumë takime, duke përfshirë edhe një takim të gjatë me Presidentin e Republikës së Guinesë, profesor Alpha Conde dhe një takim tjetër me ministrin e punëve të jashtme të këtij shteti Edouard Gnakoye Lama. Gjatë këtij takimi, zoti Pacolli ka marrë garanci të fuqishme se njohja e Kosovës, tashmë pritet të ndodhë shumë shpejt”, thuhet në njoftimin e zyrës së zëvendëskryeministrit Pacolli. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)