26 Prill 2024

Pacolli: Gaboni pritet ta njohë Kosovën sot ose nesër

Prishtinë, 25 gusht - Zyra e Behgjet Pacollit ka paralajmëruar se sot do ta prezantojnë njohjen e radhës për shtetin e Kosovës.

“Një shtet nga vendet e CARICOM’it e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Gjatë ditës, njohja bëhet publike”, ka thënë Jetlir Zymberaj, Këshilltar i Zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli.

Pacolli e ka njoftuar kabinetin qeveritar detajisht për procesin e lobimit që ka zhvilluar në Afrikë, ndërsa ka shtuar se Gaboni sot ose eventualisht nesër, do ta njohë pavarësinë e Kosovës, kurse Nigeria, një shtet mjaft i fuqishëm në këtë kontinent, do ta njohë gjatë javës së ardhshme.

Pacolli ka deklaruar që është takuar me presidentin e shtetit të Nigerisë, Goodluck Jonathan, i cili tashmë ka dhënë urdhrin për shkrimin e notës verbale.

Madje ai ka shtuar se edhe Mali e Togo pritet që ta njohin shtetin e Kosovës, ndërsa ka deklaruar se Karikomi ka tërhequr vendimin për njohje si organizatë, duke vendosur që secili vend veç e veç të vendos nëse do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Njohja do të prezantohet nga Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, i cili mbrëmë është kthyer në Prishtinë, bashkë me një përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)