25 Prill 2024

Pacolli: Edhe dy njohje po vijnë

Prishtinë, 18 gusht  - Krahas aktiviteteve të ngjeshura lobuese në kontinentin e Afrikës, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, i mbështetur nga zyra e tij dhe lobuesit profesional, po drejton një kampanjë të fuqishme me vendet e Oqeanisë dhe shtetet e Caricomit.

"Mund të ju konfirmojmë se kemi sinjale të fuqishme se shumë shpejt do të kemi njohje nga dy vende nga Amerika Qendrore-Caricom. Për hir të respektimit të strategjisë, me emrat e këtyre dy shteteve do të ju njoftojmë me kohë", thuhet në komunikatën për media të kabinetit të Pacollit.

Ndërsa në Prishtinë, një zyrtar i AKR-së, por i veshur me petkun e zyrtarit të lartë të Ministrisë së Jashtme të Kosovës, Ibrahim Gashi ka prezantuar notën verbale të Beninit për njohjen e Kosovës.

 

Në një konferencë për media, zv.ministri Gashi ka thënë se njohjet e fundit janë rezultat i lobimit të fort dhe të koordinuar të MPJ-së, Qeverisë e vecmas punës së zv.kryeministrit Behgjet Pacolli.

Ai ka thënë se "gjatë ditëve të ardhshme priten njohje të reja". Benini siguroi njohjen e 80-të për Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)