06 Gusht 2021

Pacolli e Krasniqi japin sqarime para Gjykatës Kushtetuese

Prishtinë, 12 mars - Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli dhe kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi kanë dhënë sqarime para Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancën e 22 marsit.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja lokale “Koha Ditore”, sipas të cilës secili nga zyrtarët ka dhënë variantin e vetë, i pari duke depozituar një dokument prej 10 faqesh, ndërsa i dyti duke paraqitur programin e Kuvendit të datës së muajit të kaluar.

Përgjigjet e tyre janë bërë brenda 10 ditëve, pas padisë që partitë opozitare LDK dhe AAK i bën në Kushtetuese zgjedhjes së Pacollit president.

Deputetët e këtyre partive kanë shprehur bindjen e tyre se gjatë zgjedhjes së presidentit nuk është respektuar neni 86 i Kushtetutës.

Polemikat më të mëdha u ngritën pasi mediat publikuan disa sms të dërguara mes këshilltarit të Pacollit dhe ambasadorit amerikan Dell, që tregonin për presione të ushtruara nga ky i fundit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2021

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të diskutohet procesi i monitorimit të Ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Nënshkuhet Memorandumi me Ambasadën e Norvegjisë “Mbështetje për Kuvendin e Republikës së Kosovës, kryetarin e Kuvendit dhe kabinetin e tij, komisionet dhe grupet parlamentare, nën kornizën ‘Fuqizimi i paqes dhe shtetndërtimit dhe avancimi i agjendës evropiane për Kosovën’. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit, ora 10:40)  

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për medie lidhur me koncertin e Ramë Lahajt. (Hotel “Opera” në Prishtinë, ora 14:30)