19 Prill 2024

Pacolli: Do të respektojë vendimin e Gjykatës

Prishtinë, 30 mars - Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, që konsideron si antikushtetuese procedurën e zgjedhjes së Behgjet Pacollit president, ka futur në krizë politikën kosovare.

Kryeministri Thaci dhe presidenti Paciolli u takuan sot. Pas takimit mes dy krerëve, këshilltari politik i presidentit kosovar, Ibrahim Gashi tha se zoti Pacolli është i gatshëm të japë menjëherë dorëheqjen nëse këtë ia rekomandon Gjykata Kushtetuese.

“Në takim u diskutua mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe mbi hapat e Presidencës për këtë vendim. Ne e respektojmë atë, por jemi në pritje të vendimit përfundimtar. Presidenti Pacolli është gati të përmbushë cdo kërkesë të Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi Gashi.

Pas takimit kryeministri Thaci nuk pranoi të prononcohej për mediat duke u larguar në heshtje. Por vendimi i gjykatës ka bërë që si Pacolli, ashtu edhe Thaci, si dhe ambasadori amerikan Christopher Dell të anulojnë axhendën e tyre.

Presidenti Behxhet Pacolli do të ofrojë dorëheqje përfundimisht, nëse këtë ia rekomandon Gjykata Kushtetuese. Kjo është deklarata e parë dhe e vetme që ka dalë nga presidenca e Kosovës, pas vendimit të djeshëm të Kushtetueses.

“Do ta respektoj vendimin edhe pse ende nuk e kam marre, këtë vendim do ta shoh nesër. Megjithatë cili do qe të jetë vendimi i Gjykatës unë do ta respektojë pikë për pikë, pasi ajo rregullon funksionimin e institucioneve të Kosovës, ajo është e shenjtë dhe duhet të respektohet”, ka thënë Presidenti Pacolli.

Pacolli ose do t’i nënshtrohet rivotimit, ose në rast se nuk votohet Jakup Krasniqi do të rikthehet në pozitën e ushtruesit të detyrës së presidentit.

Gjithësesi, në rast rivotimi ështe e nevojshme prania e opozitës në sallën e Kuvendit. Por ndërsa LDK pret shpalljen e aktvendimit, partitë e tjera Vetëvendosje dhe AAK kanë njoftuar tashmë se nuk do të jenë nëse zgjidhet një opsion i tillë.

“Kjo shkelje e bën Pacollin personalitet të kontestueshëm politik, që cështjet e brendshme të Kosovës i diskuton me Serbinë, prandaj ne nuk do jemi në sallë”, ka deklaruar deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.

“Një opsion është të propozohet një kandidat tjetër, ndërsa tjetri të provohet të gjenden modalitete dhe zgjedhje të lira. Për këtë kemi afat 6 muaj, kohë gjatë të cilës mund të kemi ushtrues të detyrës së presidentit”, ka propozuar nga ana tjetër Ardian Gjini, kryetar i grupit parlamentar të AAK-së.

Ndërkohë, deputeti i PDK-së Xhavit Haliti, që ka marrë postin e nënkryetarit të Kuvendit, ka deklaruar se ky institucion do të procedojë konform rregullave dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)