19 Prill 2024

Pacolli: Do ta bëj Kosovën komb multietnik

Prishtinë, 25 Shkurt - "Dua që bashkëkombësit e mi të harrojnë të kaluarën dhe urrejtjen kundër serbëve dhe të pranojnë multietnicitetin. Kjo do të jetë vështirë, për këtë jam i vetëdijshëm, por në bashkëpunim me kryeministrin dhe Qeverinë unë do të arrij këtë", ka deklaruar presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Këto deklarata Pacolli i ka dhënë gjatë një interviste për portalin e internetit “Swissinfo”, e cila është intervista e parë pasi mori zyrtarisht pozitën e presidentit të Kosovës.

Në bisedë me gazetaren Gemma d’Urso 59 vjeçari Pacolli, i cili është shtetas zviceran dhe kosovar, theksoi se dëshiron të punojë shumë për të siguruar mirëqenien e vendit të tij dhe synon që Kosovën “ta bëjë një komb modern dhe multietnik”, për të mbyllur kapitullin e krimeve të luftës.

Në pyetjen e gazetares se si do ta fitojë ai besimin e kosovarëve, kur dihet se të martën është zgjedhur me zor në post dhe se më gjatë ka jetuar në botën e jashtme se sa në Kosovë, Pacolli u përgjigj se ekzistojnë shumë pengesa, por do t’i tejkalojë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)