19 Prill 2024

Pacolli: Austria ishte dhe ka mbetur mike e vërtetë e Kosovës

Prishtinë, 8 mars - “Austria gjithmonë ka qenë mike e jona dhe ka mbetur mike e vërtetë e Kosovës. Kontributi i Austrisë për vendin tonë është shumë i madh dhe ne e vlerësojmë shumë këtë”, tha Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli gjatë një takimi me ambasadorin e Austrisë në vendin tonë, Johann Brieger.

Pasi përkujtoi një varg fushash në të cilat Austria ka dhënë një ndihmesë shumë të madhe, duke veçuar këtu ndihmën në fushën e arsimit të lartë, Presidenti Pacolli theksoi se Kosova ka edhe më tej nevojë të përfitojë nga ndihmat dhe përvojat austriake në shumë fusha.

Edhe në këtë takim, Presidenti Pacolli foli për projektet e Kosovës për rritjen ekonomike dhe sidomos për krijimin e ambientit për ardhjen në Kosovë të sa më shumë investitorëve nga Austria.

Ambasadori Johann Brieger, nga ana e tij, uroi Presidentin Pacolli për zgjedhjen dhe i dorëzoi atij letrën e urimit që Presidenti Fisher i dërgoi Presidentit Pacolli.

Brieger theksoi bashkëpunimin e vazhdueshëm të mirë mes Austrisë dhe Kosovës, në shumë fusha, bashkëpunim ky që ka dhënë frytet e veta, por edhe e ka forcuar edhe më miqësinë mes dy shteteve.

Në planin ekonomik, ai shfaqi shpresën se në të ardhmen do të ketë edhe më shumë biznese austriake që do të shtrijnë investimet e tyre në Kosovë, edhe pse numri i tashëm i bizneseve të këtij shteti që zhvillojnë aktivitet në vendin tonë nuk është i vogël.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)