26 Prill 2024

Pack: "Beogradit i duhet thënë se kështu nuk vazhdohet

Berlin, Bruksel, 31 korrik - Eurodeputetja dhe ekspertja për Ballkanin Doris Pack, ka deklaruar se konflikti në kufi që shpërtheu ditët e fundit mes Serbisë dhe Kosovës qartë flet për strukturat mafioze në rajon.

Ajo ka theksuar se për shkallëzimin e situatë në kufi organizatorët janë Beograd.

"Këta janë njerëz të cilët kanë interes që Mitrovica të mbetet ashtu si është tani. Pra si një vatër për kontrabandë dhe për shumë mundësi për të fituar para në rrugë të paligjshme", ka theksua ajo.

Sipas saj ka struktura mafioze në këtë fushë, të cilat janë zhvilluar si të thuash para syve tanë.


"Unë e kritikoj edhe bashkësinë ndërkombëtare, e cila në vitet e fundit që prej 1999 ose prej 2000, nuk ka reaguar si duhet, por e ka parë Mitrovicën gjithnjë si kufi të jashtëm dhe është marrë më shumë me pjesën tjetër. Kështu veriu i Mitrovicës iu është lënë si të thuash në duar serbëve të Beogradit. Unë vetë kam qenë atje në vitin 2000 dhe jam përpjekur të flas me serbët e Mitrovicës dhe njerëzit që banojnë në jug të qytetit . Ne si eurodeputetë kemi dhënë këtu një shumë kontribut. Por është bërë gjithnjë e më shumë e qartë se ajo ishte një zonë ku nuk kishte sundim të ligjit; policia është e pafuqishme, serbët atje janë vërtet në epërsi por jo populli i thjeshtë serb, por ata njerëz të cilët i përmenda më parë, që bëjnë atje biznese dhe kanë synime kriminale", ka vlerësuar eurodeputetja gjermane Doris Pack.(Deutschlandfunk)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)