20 Prill 2024

Pa leje nis ndërtimi i xhamisë në Prishtinë

Prishtinë, 28 qershor - Një grup besimtarësh të rinj myslimanë kanë filluar të hënën pasdite ndërtimin e xhamisë së qendrës, afër Fakultetit Filologjik, përball katedrales. Të rinjtë hapen themelet, vunë betonin dhe e bënë “për hajër.


Besimtarët myslimanë, të cilët nisën punimet për ndërtimin e xhamisë, thanë se nuk dëshirojnë të shembin çerdhen për ta ndërtuar xhaminë, por përkundrazi, siç tha njëri prej “ndërtuesve”, “ne do ta ndërtojmë një çerdhe nën xhami”.


Ky ndërtim nuk pati lejen e askujt dhe për këtë arsye, sigurimi i Fakultetit Filologjik lajmëroi policinë, të cilët erdhën pas pak, mirëpo punëtorët vetëm se kishin shkuar. Megjithatë, policia gjeti njërin prej tyre, të cilin e shoqëruan në stacionin policor.



Ndyshe Besimtarët myslimanë ka kohë që kërkojnë një hapësirë në Prishtinë për ndërtimin e xhamisë së qendrës, ku javën e kaluar, për të dytën herë radhazi, protestuan para Xhamisë së Çarshisë në Prishtinë, duke u falur në rrugë, kur edhe ndërhyri policia e Kosovës

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)