19 Prill 2024

Osmani: Sfidat janë të shumta, duhet të bëhemi bashkë pozitë e opozitë

Prishtinë, 4 prill - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar Kuvendit të Kosovës me t’u zgjedhur për ta drejtuar presidencën për mandatin e ardhshëm pesëvjeçarë.

Ajo fjalimin e saj e ka nisur duke dhënë porosi për vajzat dhe gratë anembanë vendit, duke u thënë se gjithçka është e mundur kur ato ëndërrojnë dhe punojnë për realizimin e ëndrrave të tyre.

“Është nderë i madh për mua që me betimin tuaj dhe vullnetin e qytetarëve të ju drejtohem në cilësinë e presidentes së sapo zgjedhur. Vullneti juaj i shprehur me 14 shkurt më veshi me shumë përgjegjësi dhe dashuria për Kosovën. Sot është dita e Kosovës është dita juaj po plotësohet dhe në të cilën institucionet e vendit po konstituohen.''

''Është dita e Kosovës sepse përfaqësuesit e juaj sot jo vetëm po e përmbyllin dinjitetshëm po e vulosin një ndër shembujt më të mirë të demokracisë. Është ditë që ne dëshmojmë se me vendosmëri ne dimë t’i përballojmë sfidave dhe përkushtimi juaj po jetësohet.''

''Kosova e zgjodhi edhe një herë një presidente grua. Vajzat e kanë vendin vetëm aty ku ato vetë dëshirojnë e ëndërrojnë dhe pa marr parasysh çfarë synoni të bëheni. Çdo gjë është e mundur dhe çdo ëndërr e juaja mund të bëhet realitet nëse ju luftoni për të”, tha ajo.

“Deputete e kemi një të mbijetuar të dhunimit nga forcat serbe, Nënkryetare të kuvendit kemi zgjedhur të mbijetuarës ndaj masakrës së familjes Bogujevci. Në qeveri sot kemi ministra që kanë përjetuar masakrën e Dubravës. Në krye të qeverisë është kryeministri që e njohu vërtet fytyrën e agresorit”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)