29 Mars 2024

Osmani: Do ta bëjmë Kosovën pjesë të diskutimeve globale

Prishtinë, 8 qersor - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në ‘Ditën Globale të Hapur’, ka thënë se kjo është një platformë shtesë për të fuqizuar zërin e vajzave dhe grave.

“E mirëpres faktin që Kosova është pjesë e hartës botërore të Ditëve të hapura globale të cilat në qendër të vëmendjes e kanë Agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, tha Osmani në ‘Ditën Globale të Hapur”, të organizuar nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara që ka për qëllim të na shërbejë si një platformë e rëndësishme për rishikimin e zbatimit të rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit lidhur me Gratë, Paqen dhe Sigurinë..

“Se këtë agjendë e marrim seriozisht dhe që besojmë në rëndësinë e saj për t`i transformuar shoqëritë tona dhe proceset e paqes dhe sigurisë e dëshmon fakti që Kosova sivjet për herë të parë do të organizoj Forumin e nivelit të lartë ndërkombëtarë për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, tha ajo.

Sipas saj, ky ishte një ndër zotimet tona kryesore në kuadër të Samitit për Demokraci të organizuar nga Presidenti Biden, dhe jam jashtëzakonisht e lumtur që më 22 dhe 23 tetor së bashku më Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, si dhe në bashkëpunim me partnerë të shumtë, në mesin e të cilëve edhe shumë nga ju që jeni sot këtu prezent, do ta bëjmë Kosovën pjesë të diskutimeve globale mbi rëndësinë e kësaj agjende, si dhe mbi sfidat e mundësitë për zbatimin e suksesshëm të saj.

“Gati 22 vite që nga miratimi i Rezolutës 1325, e cila pastaj u pasua edhe nga 9 rezoluta të tjera të njohura nga të gjithë si Agjenda për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, e kemi të qartë se kemi ende akoma shumë punë për të bërë. Por, mbi të gjitha, kemi kaq shumë sfida të reja e dinamika shqetësuese që e bëjnë diskutimin mbi implementimin e kësaj agjende jashtëzakonisht të rëndësishme”, tha ajo mes tjerash.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)