24 Prill 2024

OSBE prezanton performancën komunale për përfaqësim të komuniteteve

Prishtinë, 6 tetor - Misioni i OSBE-së në Kosovë do të prezantojë sot raportin “Vlerësim i themelimit, funksionimit dhe performancës së mekanizmave komunalë për pjesëmarrje dhe përfaqësim të komuniteteve”.

Raporti vlerëson katër mekanizmat e nivelit komunal që janë themeluar për t’i promovuar dhe mbrojtur të drejtat dhe interesat e komuniteteve në nivelin komunal: Komitetet e Komuniteteve, Zyrat Komunale për Komunitete dhe Kthim, Nënkryetarët e Komunave për Komunitete, si dhe Nënkryetarët e Kuvendit Komunal për Komunitete.

Raporti vlerëson përputhshmërinë e këtyre mekanizmave me kuadrin ligjor dhe të politikave, si dhe përbërjen dhe performancën e tyre.

Nadica Pavlovska, Shefe e Seksionit të OSBE-së për Komunitete, Gazmen Salijević, Zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Administrimit të  Pushtetit Lokal, Trim Berisha do të mbajnë fjalë hyrëse, vijuar nga prezantimi i raportit dhe një seancë pyetjesh e përgjigjesh.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)