25 Prill 2024

OSBE organizon konferencë për fuqizimin e rinisë së Kosovës

Prishtinë, 14 prill - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Misioni i OSBE-së do të organizojnë nesër një konferencë për rininë duke mbledhur bashkë të gjithë faktorët relevantë lokalë dhe ndërkombëtarë.

Konferenca, “Pjesëmarrja e rinisë: Rruga përpara – sfidat dhe mundësitë”, ka për qëllim përforcimin e bashkëpunimit mes rinisë dhe institucioneve qeveritare, shoqërisë civile, dhe organizatave donatore, në drejtim të ngritjes së pjesëmarrjes së rinisë në procesin e vendim-marrjes.

 Aty po ashtu do të paraqitet një pasqyrë e aktiviteteve të përzgjedhura të OSBE-së në agjendën e vet për rininë për vitin 2011.

Gjatë kësaj ngjarje, pjesëmarrësit do të diskutojnë për kornizën rregullative të zbatueshme, themelimin e Këshillit Qendror për Veprim Rinor, dhe rolin e mediave në promovimin e aktiviteteve rinore, arsim, përfshirje dhe pjesëmarrje.

Në fund të secilit sesion të grupit punues do të prezantohen gjetjet dhe rekomandimet që do të publikohen në një raport pas konferencës.

Fjalimet hyrëse do të mbahen nga Ambasadori Werner Almhofer, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë; Memli Krasniqi, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve; Armend Zemaj, Deputet i Kuvendit të Kosovës dhe anëtar i Grupit Jo-Formal Parlamentar për Rini; dhe Günter Grzybek, udhëheqës i Programit për Fuqizim dhe Zhvillim të Rinisë në Agjencinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) .

 .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)