24 Prill 2024

OSBE mbështetë integritetin e proceseve zgjedhore në Kosovë

Prishtinë, 27 prill - Në Strugë të Maqedonisë Veriore, më 21 prill, u përmbyll seminari katërditor me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) mbi rishikimin e rregullave zgjedhore. Qëllimi i seminarit ishte rishikimi dhe harmonizimi i këtyre rregullave sipas ligjit aktual për zgjedhjet e përgjithshme dhe ligjet e tjera të lidhura në Kosovë, në përputhje me rekomandimet e organizatave ndërkombëtare të vëzhgimit të zgjedhjeve dhe Misionit të OSBE-së, bazuar në mësimet e nxjerra nga proceset e mëparshme zgjedhore.

Gjatë këtij seminari, KQZ-ja, me mbështetje të Ekipit Zgjedhor të Misionit të OSBE-së, identifikoi çështjet që kërkojnë ndryshime ligjore dhe përgatiti një sërë rekomandimesh për referencë të Komisionit të përkohshëm Kuvendit të Kosovës për përmirësimin dhe fuqizimin e procesit zgjedhor dhe grupit të tij këshillues.

KQZ-ja shqyrtoi rregullat më të rëndësishme në lidhje me regjistrimin dhe funksionimin e partive politike, certifikimin e subjekteve politike dhe kodin e tyre të mirësjelljes, vëzhguesit e zgjedhjeve, si dhe rregullat zgjedhore në lidhje me listën e votuesve dhe votimin jashtë Kosovës. Gjithashtu, u ndanë informata mbi standardet ndërkombëtare dhe praktikat e mira për zgjedhjet.

“Procedurat e qarta zgjedhore ndihmojnë KQZ-në në organizim të duhur të zgjedhjeve, por edhe rrisin besimin publik në proceset e përgjithshme zgjedhore,” tha Nathania Tabone, Këshilltare e Lartë Ligjore për Zgjedhjet në Misionin e OSBE-së.

Ndryshimet në rregullat zgjedhore për të cilat KQZ-ja ka rënë dakord gjatë seminarit do të finalizohen nga KQZ-ja në javët në vijim. Draft-rregulloret përfundimtare duhet t’i nënshtrohen një konsultimi publik me palët e tjera kyçe të interesit zgjedhor, siç janë organizatat e specializuara të shoqërisë civile për zgjedhjet dhe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Misioni i OSBE-së në Kosovë do të vazhdojë të ofrojë këshilla teknike dhe ekspertizë për KQZ-në, Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Sekretariatet e tyre, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe rekomandimet e ofruara nga misionet ndërkombëtare të vëzhgimit të zgjedhjeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)