28 Mars 2024

OSBE: E rëndësishme pjesëmarrjes e gruas në vendimmarrje

Prishtinë, 8 mars - Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Werner Almhofer ka bërë thirrje sot për pjesëmarrje më të madhe të gruas në jetën politike dhe sociale, me rastin e 100 vjetorit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

“Komisionet në Kuvend janë duke u formuar dhe unë e kam inkurajuar Kryetarin e Kuvendit që të sigurojë përfaqësimin e gruas nëpër komisione përtej kuotës së obliguar të 33 përqindëshit”, ka thënë Almhofer.

Në një përpjekje për të rritur përfaqësimin gjinor, OSBE ka ndihmuar në krijimin e grupeve joformale të grave nëpër asambletë komunale si dhe punën e Grupit Joformal Parlamentar të Grave në Kuvendin e Kosovës.

“Një aspekt tjetër i rëndësishëm në sigurimin e pjesëmarrjes së grave në jetën publike është garantimi i qasjes së papenguar në arsimim dhe zhvillim profesional, si dhe mbrojtja kundër dhunës gjinore”, ka shtuar Almhofer.

OSBE implementon projekte në Kosovë të cilat synojnë reduktimin e braktisjes së shkollës nga femrat e reja. OSBE gjithashtu punon me shkollat fillore dhe të mesme për të rritur vetëdijesimin rreth dhunës në familje dhe kërcënimin që paraqet trafikimi me qenie njerëzore.

Sllogani i Misionit për këtë 8 Mars, “Jo lule vetëm sot, por të drejta çdo ditë”, thekson nevojën për të pasur përfaqësim gjinor dhe respekt për të drejtat e gruas në agjendë të përditshme të të gjitha institucioneve publike.

“Sot ka më shumë përfaqësim të grave në jetën publike se që ka pasur dhjetë apo qoftë edhe një vit më parë. Kjo megjithatë nuk mjafton, prandaj nevojitet më shumë mbështetje”, ka thënë Almhofer.

“Ne të gjithë duhet të bëjmë më shumë për të siguruar që është marrë në konsideratë edhe perspektiva e gruas kur të merren vendime të vogla apo të mëdha, qofshin ato në institucione apo në privatësinë e shtëpisë apo familjes së dikujt”, ka shtuar ai.

Misioni i OSBE-së në Kosovë është i mandatuar me ndërtimin e institucioneve dhe promovimin e të drejtave të njeriut. Ai është themeluar në vitin 1999 dhe mbetet i përkushtuar në barazinë gjinore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)