31 Korrik 2021

Opozita kundër draft-rezolutës për bisedimet me Serbinë

Prishtinë, 7 mars - Në seancën parlamentare të së hënës, ku në rend dite është kërkesa e Qeverisë së Kosovës për miratimin nga ana e Kuvendit një rezolutë për fillimin e bisedimeve me Serbinë.

Në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së Adem Grabovci kërkoi nga deputetët që të votojnë këtë rezolutë, si rrugë për integrimin e Kosovës drejt strukturave euro-atlantike.

Ismet Beqiri, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, tha se deputetët e kësaj partia opozitare nuk do të votojnë këtë draft-rezolutë të përgatitur nga Qeveria.

Ndërsa Visar Ymeri, në emër të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes paraqiti një draft-rezolutë, të propozuar nga kjo parti opozitare, ku kërkohet të mos fillojnë me negociatat, njoftoi Telegrafi.

Ardian Gjini nga Grupi Parlamentar i AAK-së Kosova nuk është e përgatitur për këto negociata dhe se nuk ka garanci se çfarë fiton Kosova nga këto negociata. Sipas tij, duhet të dihet se çfarë fiton Kosova. Ai pati vërejtje pse deputetëve nuk iu janë sjellë paraprakisht materiale për këtë draft-rezolutë. “Me këto bisedime Kosova po i bënë nderë Serbisë”, tha Gjini.

Ibrahim Makolli, shef i Grupit Parlamentar të AKR-së, tha se kanë pritur më shumë informata, sepse nuk dihen me saktësi se çfarë do të bisedohet dhe çfarë fiton Kosova nga këto negociata dhe cili është afati i këtyre bisedimeve. Sipas tij, pa shpërbërjen e strukturave paralele serbe në Kosovë, pa kërkim-falje për krimet e luftës, pa kthimin e regjistrave kadastrale dhe pa dorëzimin e kriminelëve të luftës, nuk duhet të bisedohet me Serbinë.

Sasa Rasic, nga Grupi Parlamentar i SLS-së tha se me këto bisedime do të zgjidhen shumë çështje. Ai tha se SLS e përkrahë këtë draft-rezolutë.

Rasim Demiri nga Grupi Parlamentar i 6 Plus vlerëson se bisedimet e ardhshme janë të rëndësisë së madhe për të dyja palët, ngase ka shumë çështje të pazgjidhur teknike që prekin jetën e qytetarëve. Sipas tij, zgjidhja më e mirë do të ishte njohja ndërmjet veti e të dy shteteve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 Korrik 2021

- Qendra për Informim dhe Përmirësim Social në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe Komunën e Prishtinës organizon për herë të parë Panairin e Vullnetarëve të Shëndetit Mendor. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Federat e Futbollit të Kosovës organizon workshop-in rreth sistemit VAR. (Kampi Edukativ Nacional në Hajvali, ora 17:00)